Flash

Bien rastet me COVID-19 në Kosovë, ministri Zemaj: Duhet të menaxhojmë vjeshtën dhe dimrin

Lapsi.al 9 September 2020
Bien rastet me COVID-19 në Kosovë, ministri Zemaj: Duhet të

Në përputhje me paralajmërimin e ministrit të  Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, sot ka patur një rënie të dukshme të rasteve të reja me COVID-19. 76 raste janë identifikuar si pozitive ndërsa 144 persona kanë rezultuar të shëruar. Në total numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 10.926, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.

Zemaj shtoi se ndërsa situata në Kosovë është duke u përmirësuar, aktualisht po zhvillohen diskutime rreth mënyrës se si do të reagohet ndaj pandemisë duke e vënë theksin te stinët e ardhshme që do të vijnë, vjeshta dhe dimri.

“Sot kemi, thënë kushtimisht numrin më të madh të rënies së rasteve, po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor, por kjo nuk duhet të na lejojë komoditetin që të lirohemi e të shkojmë një nivel tjetër. Ajo çfarë po bëj unë bashkë me profesionistët e tjerë është nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve se si të ecim më tutje”, tha Zemaj.

 

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI