Organiza Botërore e Shëndetit ka përditësuar shifrat e personave të infektuar me Covid-19.
Rastet e konfirmuara në rang global nga koronavirusi kanë kapur shifrën e 27 milionëve. Nga totali i të prekurve 4% e të prekurve kanë ndërruar jetë.
Shtetet e Bashkuara kanë rastet dhe vdekjet më të larta të konfirmuara në botë. Në Evropë, Franca po përballet me një rikthim të COVID-19 në ditët e fundit.
Edhe shtetet fqinj Greqia dhe Italia po konstatojnë një rritje të numrit të rasteve pozitive me Covid-19.
Sipas Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit, një total prej 35 refugjatësh që jetojnë në kampin Moria në ishullin Lesbos, kampi më i madh i refugjatëve dhe migrantëve në Greqi, janë testuar pozitivisht për koronavirusin.Kampi është mbyllur për 14 ditë deri në 15 shtator.
Italia shënoi ditën e martë 1370 raste të reja me SarsCov2 dhe 10 viktima.
Edhe Shqipëria ka patur një kurbë të lartë të infektimeve. Shifrat e fundit të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar 147 të prekur nga virusi ndërsa 2 pacientë kanë humbur jetën.