Flash

Ndryshime në Kodin Penal: 15-vjet burg për personat që do të dëmtojnë ndërtesat

Lapsi.al 9 September 2020
Ndryshime në Kodin Penal: 15-vjet burg për personat që do të

Tërmeti i 26 nëntorit dhe pasojat e ardhura prej tij janë bër shkak i marrjes së masave të reja sa i takon ndërtimeve dhe cilësisë së tyre.

Nisma ligjore e depozituar në Kuvend përfshin dy nene të reja që i shtohen Kodit Penal, ku parashikohet deri në 15-vjet burg për personat që dëmtojnë me dashje ndërtesa, objekte punlike, vepra të infrastrukturës dhe çdo objekt tjetër që mund të rrezikojë jetën ose shëndetin e njerëzve për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme.

Shkatërrimi i plotë ose i pjesshëm i çdo objekti do të dënohet me gjobë ose me burg deri në 5 vite. Kur prej ndërhyrjeve të paligjshme të jenë shkaktuar pasoja të rënda materiale, dënimi do të jetë nga 5 deri në 10 vjet burg.

Në rastet kur do të ketë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, dënimi do jetë nga 7 deri në 15 vjet burg.

Hartusit e projektligjit shprehen se këto ndryshime kanë si synim rritjen e përgjigjshmërisë së subjekteve ndërtuese me qëllim ushtrimin e veprimtarisë së tyre duke zbatuar rregullat me rigorozitet.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI