Mbi 1,500 mësues në gjithë territorin e Kosovës do të testohen për koronavirus, para se të fillojë procesi mësimor më 14 shtator. Ministri i Arsimit dhe Shkencës në qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj ka thënë se mbi 6.5 % e numrit të përgjithshëm të arsimtarëve do të testohen, në mënyrë që të kontrollohet situata e infektimit. Ministri Likaj ka njoftuar gjithashtu se proçesi i testimit ka filluar në disa shkolla.
Data 1 shtator ka qënë opsioni i parë i shqyrtuar për të hapur institucionet arsimore në të gjithë vendin, por është shtyrë më pas nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Viti i ri shkollor 2020-2021, do të nisë më 14 shtator, duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për mbrojtjen nga virusi COVID-19.
Në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), thuhet se shkolla duhet të sigurojë që të respektohet distanca e caktuar prej të paktën 1.5 metra, e gjithashtu çdo nxënësi si dhe personeli të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës çdo ditë.