Flash

Hoti: Pika 10 për njohje reciproke nuk qëndron

Lapsi.al 9 September 2020
Hoti: Pika 10 për njohje reciproke nuk qëndron

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë e konsideron si hap të madh drejt marrëveshjes finale, e cila, thotë se do të përfundojë me njohje reciproke. Herën e fundit që u pyet, shefi i ekzekutivit në Kosovë tha se pika 10 që siguronte njohje reciproke nuk ka qenë në draft-marrëveshjen e Uashingtonit. Hoti theksoi se kushdo që thotë se kjo marrëveshje e ka cenuar sovranitetin e Kosovës e ka gabim, pasi normalizimi ekonomik e ka fuqizuar vendin në arenën ndërkombëtare.

“Pika 10 që referohet në media, nuk qëndron. Kjo është marrëveshje për normalizim ekonomik. Nuk qëndron ajo pikë. Nuk mund të hyjë në detaje të dialogut që kemi pasur në Shtëpinë e Bardhë gjatë ditës së enjte, një ditë para nënshkrimit, por ato nuk qëndrojnë. Nuk besoj që dikush që ka qëndruar në Prishtinë ka pasur më shumë informata se delegacioni që ka qëndruar në Shtëpinë e Bardhë,” ka thënë Hoti.

Shefi i qeverisë foli edhe për ndryshimin e qëndrimet për mini-Shengenin dhe moratoriumin njëvjeçar për mos aplikim në organizata ndërkombëtare.

Hoti tha se vendimi për t’iu bashkuar nismës rajonale ka qenë kërkesë ekskluzive e SHBA-së. Sa i përket moratoriumit njëvjeçar për mos anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kryeministri Hoti tha se vendi nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare pa mbështetjen e SHBA-së.

Këto komente, Hoti i dha në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në të cilën u miratuan tri projektligje dhe pesë vendime për shpronësimin e pronave të paluajtshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI