Flash

Sondazhet tregojnë Biden përpara Trump

Lapsi.al 10 September 2020
Sondazhet tregojnë Biden përpara Trump

Kandidati demokrat për president, Joe Biden është në epërsi ndaj republikanit Donald Trump me 12%. Një sondazh i Reuters dhe Ipsos të mërkurën, i kryer nga data 3 deri në 8 shtator zbuloi se afro gjysma e votuesve do të mbështesin Biden, ndërsa 40% do të mbështesin presidentin në detyrë. Për të nxjerrë të dhënat, pyetësori u shpërnda në internet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke arritur afro 1000 persona. Tre për qind e të anketuarve do të mbështesin kandidatin e tretë dhe vetëm 5% nuk kanë marrë ende një vendim, dy muaj para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sondazhi tregoi se numri i votuesve që nuk kanë vendosur ende për kandidatin e dy partive të mëdha është dy herë më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2016.

Rreth 28% e votuesve thanë se vendimi i tyre u ndikua nga aftësitë e kandidatit për të menaxhuar pandeminë. 19% e tyre i kushtojnë rëndësi zotësisë për të ngritur ekonominë në këmbë, dhe 14%  duan një kandidat që mund të përballojë më mirë përhapjen e krimit.

Pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se Biden do të kishte një platformë më të mirë për luftën ndaj virusit, por republikani Trump u pa si një kandidat më i fuqishëm lidhur me çështjen e "krimit dhe trazirave civile", me 45% të votave pro tij krahasuar me 40% të Biden.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI