Flash

Barcelona kundërsulmon Interin: Vidal çelësi për Lautaron

Lapsi.al 2 September 2020
Barcelona kundërsulmon Interin: Vidal çelësi për Lautaron

Ausilio ka qenë i qartë: Lautaro nuk lëviz. Barcelona, që është duke u marrë me cështjet e komplikuara që lidhen me Messin e shumë lojtarë për dalje, nuk do të heqë dorë. Eshtë argjentinasi zëvendësuesi ideal i Suarez për gjithë ambjentin blaugrana, Koeman përfshirë. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase "Sport", presidenti Bartomeu nuk ka hequr dorë kurrë nga sulmuesi. Bisedimet me Inter janë bllokuar përballë kërkesës së konsideruar të tepëruar nga blaugranat.

Barça është e fortë në dëshirën e lojtarit për tu transferuar në Spanjë por nuk do të derdhë më shumë se 65 milionë euro me një lojtar në shkëmbim, nga ata që janë në listën e daljeve. Është një emër që Inter e kërkon prej kohësh, që kur Conte ka marrë drejtimin e pankinës zikaltër. Bëhet fjalë për Arturo Vidal, klauzola e zgjidhjes së kontratës së të cilit është rreth 20 milionë, por që Inter e mendon të tepruar. Përfshirja e kilenit në tratativë mund të jetë celësi për të marrë në Barcelonë qendërsulmuesin argjentinas.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI