Flash

Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, reagon Philip Reeker nga Washingtoni

Lapsi.al 23 July 2020
Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, reagon Philip Reeker nga

Ambasadori Philip Reeker, nga zyra për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë tha të enjten se Shtetet e Bashkuara mbështesin reformën zgjedhore në Shqipëri si dhe procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Ai i bëri këto komente në një telekonferencë me gazetarë në Bruksel, gjatë së cilës foli për vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Evropë gjatë kësaj jave, si dhe përparësitë e marrëdhënieve transatlantike.

Më herët parlamenti në Shqipëri miratoi ndryshimet në Kodin zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit të arritur ndërmjet Partisë Socialiste dhe opozitës jashtë parlamentare

“E mirëpresim marrëveshjen si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Jemi të kënaqur që ambasadorja (Yuri) Kim ishte në gjendje të ndihmojë shqiptarët që të lëvizin në drejtimin e duhur. Shqipëria është aleate e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka bërë një rrugë të gjatë nëpër vite. E dini se kam qenë i përfshirë në atë pjesë të botës për një kohë të gjatë. Ne duam të shohim zhvillime pozitivë ne Shqipëri dhe është me rëndësi që po shohim reformën zgjedhore, është me rëndësi që të gjitha palët e spektrit politik marrin pjesë në institucione. Kjo është demokracia dhe në do të vazhdojmë të angazhohemi, të monitorojmë dhe të inkurajojmë të gjitha palët”, tha zoti Reeker, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

Ai theksoi historinë e gjatë të përfshirjes në rajon dhe në këtë kuadër shprehu mbështetjen për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Kjo mbetet një përparësi me rëndësi për ne. Mendojmë se ata duhet të punojnë për të gjetur një zgjidhje dhe mirëpresim këtë mundësi. Siç e dini, i dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, ka punuar në rrafshin ekonomik për t’ju ndihmuar të dyja vendeve që të gjejnë rrugët për të përmirësuar ekonomitë e tyre, me fjalë të tjera të përmirësojnë jetët e qytetarëve të tyre”, tha zoti Reeket duke theksuar se palëve duhet ndihmuar që të gjejnë drejtimin për normalizimin e marrëdhënieve dhe për të siguruar më shumë qëndrueshmëri dhe siguri në rajon.

Ai përmendi marrëveshjet për lidhjet ajrore e hekurudhore ndërmjet palëve të ndërmjetësuara nga ambasadori Grenell, ndërsa u shprehu mbështetje për përpjekjeve të të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

“Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështetës të procesit dhe të përparimit në atë drejtim dhe mendojmë se të dyja vendet mund të bëjnë hapa të mëdhenj në këtë rrafsh… Do të vazhdojmë të bisedojmë me BE-në dhe palët tjera të interesuara për këtë proces. Jam i kënaqur të shoh se ata u janë kthyer bisedimeve dhe në do të vazhdojmë t’i mbështesim ato”, tha zoti Reeker.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë zbatuar kurrë dhe nuk përmbushën synimin kryesor – normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. /VOA

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një termet me magnitudë 3.6 i shkallës rihter është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, Tiranë dhe në zonat përreth. Qendra Europiane Mesdhetare Sizmolog...

19:57

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI