Flash

Raporti i OKB denoncon marrëveshjen e fshehtë Shqipëri Turqi për dorzimin e gylenistëve

Lapsi.al 11 July 2020
Raporti i OKB denoncon marrëveshjen e fshehtë Shqipëri Turqi

Shqipëria dyshohet të jetë pjesë e një marveshje sekrete me Turqinë për dorzimin kundër procedurave ndërkombëtare të atyre që Erdogani i ka shpallur si gylenistë. Kjo rezulton nga një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, që mban datën 5 Maj 2020. Ai ngre shqetësim për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Raporti bën me dije se:  “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Më tej raporti vë në dukje se mes disa vendeve ka një marrëveshje për bashkëpunim sigurie.

"Që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, Turqia ka targetuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Hizmet/Gulen të klasifikuar nga qeveria turke si Organizatë terroriste Guleniste, (Fethullahçı Terör Örgütü, FETÖ). Në këtë kontekst qeveria ka firmosur marrëveshje bilaterale të sigurisë  me disa shtete, me përmbajtjen e referencave të gjera dhe të paqarta për luftimin e terrorizimit dhe krimit jashtë vendit. Burime thonë se marrëveshjet janë hartuar në mënyrë të dykuptimtë për të lejuar përjashtimin apo largimin e kujtdo që konsiderohej rrezik për sigurinë e vendeve pjesë të marrëveshjes. Duket se ka një lidhje të qartë në kohën e ndërmarrjes së veprimeve, pasi pjesa më e madhe e tyre edhe pse jo të gjitha, janë kryer brenda dy vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Për shembull akuza janë bërë se Turqia ka nënshkruar marrëveshje të fshehta me disa vende si Azerbajxhani, Shqipëria, Kamboxhia dhe Gabon, ku është raportuar se janë kryer disa veprime" thuhet ne raport.

Raporti sjell në vëmendje gjithashtu faktin se: Në 26 Korrik 2019, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, Ministri i Brendshëm turk përsëriti kërkesën për mbylljen e shkollave të administruara nga mbështetësit e Gulenit dhe kthimin e stafit të tyre në Turqi. Kjo vizitë u parapri nga një notë verbale e 28 Majit 2019, që përmbante emrat dhe numrat e pasaportave për 82 shtetas turq me banim në Shqipëri, dokumentat e të cilëve ishin anuluar në mënyrë arbitrare, me qëllim lehtësimin e arrestimit të tyre dhe deportimin e mundshëm.

Gjithashtu në raport paraqitet rasti i Harun Çelik, i cili u transferua Stamboll nga Shqipëria,  në Janar të vitit 2020 edhe pse thuhej se kishte kërkuar azil.

“Në Korrik të vitit 2019, Harun Çelik u kap në aeroportin e Tiranës me një vizë të falsifikuar kanadeze. Duke ju referuar ligjit për të huajt, gjykata e dënoi atë me 8 vite burg. Dyshohet se autoritetet turke kërkuan deportimin e tij të menjëhershëm, pas të cilit një urdhër dëbimi u lëshua nga Ministria e Brendshme më 1 Janar 2020. Në vend që të lëshohej, Harun Çelik u zhduk dhe nuk dihet se ku u mbajt për disa orë. Ai u çua në Departamentin për Kufirin Rajonal dhe Migrimin ku nuk mund ta apelonte dëbimin. Ndërsa u mor me një makinë të paidentifikuar, disa dëshmitarë rastësorë konfirmuan se ai kishte kërkuar me zë të lartë të drejtën për azil. Pak kohë më pas, avokati i tij mësoi se ai ishte transferuar me një avion të “Air Albania” drejt Stambollit”, thuhet ne raport.

 

Të këshilluara

"Negociata vërtet të vështira"

Nëse kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron lënë kohë për një video-konferencë të përbashkët në orarin e tyre me kohë të ngu...

12:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI