Flash

Basha: Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush, do çlirojmë Shqipërinë nga Ramavirusi

Lapsi.al 11 July 2020
Basha: Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush, do

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e askush nuk mund të ndalë ndryshimin. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kryeopozitari pohon se të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar.

Mes të tjerash Basha tha se ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune.

“Të punosh dhe bësh biznes në Shqipëri është një luftë e përditshme me qeverinë dhe zyrtarët e korruptuar.

Sistemi që RAMAVIRUSI ka ngritur për të zhvatur bizneset, u vjedh atyre 32 ditë në vit për të paguar 35 lloje të ndryshme taksash dhe tarifash. Kjo llogari e publikuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, fakton sa i drejtë është vendimi ynë për të ndryshuar këtë sistem mbytës për ekonominë e çdo familje.

Me taksën e sheshtë 9 %, me një sistem taksimi të unifikuar, të lehtë dhe të parashikueshëm, do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend tërheqës për të punuar, investuar dhe bërë biznes.

E dimë që vendimet tona shkojnë kundër interesave të një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin personal të Edi Ramës, por ne do t’i marrim këto vendime për ta pastruar ekonominë nga RAMAVIRUSI dhe për ta çliruar shumicën absolute të shqiptarëve nga depresioni dhe kriza RAMA. Ekonomia nuk do të punojë për të pasuruar qeveritarët dhe klientët e tyre, por do të prodhojë mirëqenie, duke hapur vende të reja pune. Ndryshimin nuk ka forcë ta ndalë askush! #ditemetemira”, shkruan Basha,teksa ka nxjerr dhe studimin e OECD për taksat.

Të këshilluara

"Negociata vërtet të vështira"

Nëse kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron lënë kohë për një video-konferencë të përbashkët në orarin e tyre me kohë të ngu...

12:01

205 raste me Covid në Kosovë, tre viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se të premten janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të ra...

10:32

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI