Flash

Autorë të 12 vjedhjeve, arrestohen dy 'skiftera' në Durrës

Lapsi.al 11 July 2020
Autorë të 12 vjedhjeve, arrestohen dy 'skiftera' në

12 vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në rrethin e Durrësit janë zbardhur nga policia. Operacioni i koduar “Periferia”, vuri në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periferia”, ndaluan shtetasit:

D. S., 18 vjeç dhe H. Q., 20 vjeç, banues në Manzë, Durrës, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një periudhë 3-mujore kanë kryer 12 vjedhje në banesa, në fshatrat Shkafanë, Rrotull, Armathë, Radë, Kuçok, Hamall, Kërtushaj, Rrushkull, ku kanë marrë orendi shtëpiake, vlera monetare dhe vegla pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja””, njofton policia.

Të këshilluara

Sherr në Gramsh, merret peng një person

Mbrëmjen e djeshme në një lokal në qytetin e Gramshit janë konfliktuar disa persona me njëri-tjetrin, ndërsa pas zënkës 3 të rinj kanë marrë peng një tjetër per...

09:44

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI