Flash

Grabitja e Rinasit/ SPAK bën gati dosjen (7 të pandehur dhe akuzat për secilin)

Lapsi.al 2 July 2020
Grabitja e Rinasit/ SPAK bën gati dosjen (7 të pandehur dhe akuzat
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal lidhur me ate qe u quajt grabitja e Rinasit. Ngjarja ndodhi ne 09.04.2019 në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku u rrembyen nen kercenimin e armeve, parate e e tre bankave të nivelit të dytë, qe u llogariten ne 4.6 milione euro. cala-vellezerit “Të pandehurit e mësipërm akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ka planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare në datën 09.04.2019 shumë kohë para se të realizohej, kanë siguruar dhe kanë përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vëndi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brëndësi të aeroportit, kanë planifikuar kryerjen e vjedhjes dhe e kanë realizuar vjedhjen sipas një plani të detajuar”-thuhet ne njoftimin e SPAK.
Klement dhe Eldi Çala

(Klement dhe Eldi Çala)

NJOFTIMI I PLOTE Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, iu është njoftuar akuza dhe janë marrë të pandehur personat e mëposhtëm:
  1. Klement Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve” me shumë se një herë, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/2 të Kodit Penal.
  2. Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/1 të Kodit Penal.
  3. Oltjan Veseli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 279/1 të Kodit Penal.
  4. Renaldo Sula, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  5. Saimir Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  6. Elton Pikli, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  7. Talo Çela, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
  8. Alkond Bengasi, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Të pandehurit e mësipërm akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që ka planifikuar vjedhjen me armë të shumave monetare në datën 09.04.2019 shumë kohë para se të realizohej, kanë siguruar dhe kanë përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, automjetet e tjera me të cilët janë larguar nga vëndi i ngjarjes, kanë siguruar mjetet e nevojshme për hapjen e dyerve të emergjencës së perimetrit të aeroportit, kanë siguruar armët luftarake, kanë studiuar lëvizjet e mjeteve monetare në brëndësi të aeroportit, kanë planifikuar kryerjen e vjedhjes dhe e kanë realizuar vjedhjen sipas një plani të detajuar. Çështja penale në ngarkim të të pandehurve të mësipërm është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Hetimet paraprake vijojnë për persona të tjerë që dyshohet se mundet të jenë pjesë e të njëjtit grup kriminal që ka kryer vjedhjen e mësipërme. Njëkohësisht, vijojnë hetimet paraprake edhe në lidhje me përgjegjësinë e punonjësve të ngarkuar me detyrën e marrjes së masave për sigurinë e perimetrit të aeroportit, si dhe të punonjësve të ngarkuar për ushtrimin e kontrollit për marrjen e këtyre masave.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI