Flash

5 shqiptarë në pranga në Greqi, kapen me drogë

Lapsi.al 2 July 2020
5 shqiptarë në pranga në Greqi, kapen me drogë

Policia greke shkatërroi një organizatë të tregtimit të kanabisit në ishullin e famshëm grek Mykonos.

Sipas autoriteteve greke, në pranga kanë rëne 5 shtetas shqiptarë të moshave 25-45 vjeç, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publik.

Policia thotë se kishte informacion për aktivitetin e organizatës dhe mbasi i ndoqi për disa ditë, mundi t’i vërë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 7.2 kg kanabis, 3 peshore elektronike, 3,500 euro të gatshme, një pistoletë TT e prodhimit kinez, si dhe sasia prej 75 gramë kanabis i përpunuar.

Mësohet se anëtarët e organizatës e fshihnin lëndën narkotike në disa vrima të improvizuara jashtë banesave të tyre. Madje për gjetjen e drogës, u përdor qeni i drejtorisë së anti drogës së rojës bregdetare të ishullit.

Prej hetimeve rezultoi se të 5 shtetasit shqiptarë të arrestuar, jetonin në Greqi pa leje qëndrimi.

Agjentët thonë se organizata ka tregtuar gjatë vitit të fundit sasi të mëdha droge ne piacën e narkotikëve të Mykonos, atraksionit turistik më të rëndësishëm në Detin Egje.

Pesë të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për mase sigurie, të enjten në mesditë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI