Flash

Basha: Qeveria ime nuk ka për ta njohur koncesionin 1.2 mld euro të rrugës imagjinare Milot – Fier

Lapsi.al 2 July 2020
Basha: Qeveria ime nuk ka për ta njohur koncesionin 1.2 mld euro të

Lulzim Basha deklaroi sot nga Divjaka se qeveria në ikje, ka ndërmarrë një projekt tjetër vjedhjeje dje, që nuk ka asnjë shans të realizohet: dhënien e 1.2 miliardë eurove për 'rrugën imagjinare' Milot-Fier.

Lexo më tej: 

Hapet gara 1.2 miliardë euro për Milot-Fierin, si e justifikon Rama PPP-në e radhës 

“U bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive." 

Në videon e realizuar duke përshkruar Divjakën, Basha tha: “Hapi i parë që duhet ndërmarrë në një situatë të tillë, është stabilimi i situatës së pandemisë që deri tani ka vetëm fjalë dhe asgjë konkrete për ta kthyer së paku numrin e infektimeve në paramterave normal. Në këto kushte, BE nuk ka për t’i hapur kufijtë. Fqinjët nuk i kanë këto probleme, si Greqia, Mali i Zi. I vetmi vend që ndëshkohet është Shqipëria.

Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’i dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje?! E keni parë çfarë kanë bërë dje?! Kanë dhënë konçesion 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier.

Imagjinare, sepse një pjesë e madhe e kësaj rruge është ndërtuar, apo jo?! Është ndërtuar atëherë kur tallej Edi Rama, kur thoshte “rrugë rrugë rrugë…” dhe I bine Shqipërisë nga Tropoja në Sarandë brenda ditës dhe fliste sikur I binte mbi gomar. Jo sikur ecte mbi rrugët. Vetëm sepse e kishte ndërtuar Partia Demokratike, vetëm sepse e kishte ndërtuar kundërshtari politik. Po kjo ështe e kaluara.

E sotmja flet fare qartë. Një qeveri në ikje jep një konçesion 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare Milot - Fier.

Para disa ditësh e thashë në media, e thashë edhe në një komunikim me ju, që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre konçesioneve, asnjë prej këtyre kontratave, asnjë prej këtyre tenderave.

1.2 miliardë euro! Cila qeveri ka guximin të ndërmarrë një shpenzim që është baraz me 6 vite investime publike të qeverisë  shqiptare?!"

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI