Flash

SHBA e vendosur për dialogun Kosovë-Serbi: Mezi presim të ricaktojmë takimin së shpejti

Lapsi.al 25 June 2020
SHBA e vendosur për dialogun Kosovë-Serbi: Mezi presim të

ShBA mbetet e vendosur për të mbajtur takimin mes Kosovës dhe Serbisë në një datë tjetër. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka mirëkuptuar vendimin e kryeministrit Hoti për të anuluar takimin e 27 qershorit pas zhvillimeve të fundit me presidentin Thaçi, duke deklaruar se mezi pret të caktojnë të datë të re.

"Faleminderit, Kryeministri Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të ri-caktojmë takimin së shpejti".

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, njoftoi të enjten nga Brukseli se ka kërkuar shtyrjen e takimit për më vonë, porse situata nuk rrezikon perspektivën e dialogut.

"Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i aktakuzës të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar, unë duhet të kthehem në vendin tim për t'u marrë me situatën. E njoftova Ambasadorin Grenell se nuk mund të merrja pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë".

Deklarata e Hotit, pasoi atë të presidentit Thaçi, i cili me të mësuar pretendimet e Prokurorisë Speciale kundër tij, të mërkurën i prishi planet për pjesëmarrjen në Uashington.

Emisari i posaçëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grënell, por edhe Departamenti i Shtetit në një reagim për "Zërin e Amerikës", thanë se i mirëkuptojnë vendimet.

Vetë Veseli, një nga drejtuesit e lëvizjes studentore të Kosovës në fundvitet '80 dhe komandant i Shërbimit Informativ gjatë periudhës së UÇK-së, tha se do i faktojë akuzat e pabaza, për të provuar se ishte Serbia, jo shqiptarët, përgjegjëse për ndodhitë e shekullit të kaluar.

Të enjten, reagimi i presidentit Thaçi ishte më figurativ, duke e hapur faqen e tij të Facebook-ut me flamurin e UÇK-së të shtrirë mbi një sfond të zi.

Zyra e Prokurorit në Hagë njoftoi të mërkurën se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, një aktakuzë me dhjetë pika që brenda muajit tetor do duhet të shqyrtohet ose të hidhet poshtë nga një gjyqtar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI