Flash

Veteranët e luftës së UÇK-së: Akuzat ndaj Thaçit e Veselit janë politike

Lapsi.al 25 June 2020
Veteranët e luftës së UÇK-së: Akuzat ndaj

Organizata për Veteranët e Luftës së UÇK-së vlerëson se propozim-aktakuza nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për presidentin, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli është krejtësisht politike. Madje ata po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale dhe të futen edhe krimet e kryera në Kosovë nga pala serbe.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se Gjykata Speciale është formuar nga raporti i senatorit zviceran Dick Martit mbi të ashtuquajturat ‘trafikime me organe njerëzore në ‘Shtëpinë e verdhë’’ dhe se këto akuza nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se nga mbledhja e këshillit drejtues kanë dalë me disa vendime siç është se ngritja e aktakuzës së pa konfirmuar dhe momenti kur është bërë publike kjo aktakuza, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht dhe në mënyrë të kundërligjshme po tentohet të pengohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi. Haradinaj ndër të tjerash nuk i ka përjashtuar as protestat./KosovaPress/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI