Flash

Basha në Vorë: Dje Rama, Ahmetaj dhe Veliaj, i kanë paguar 500 mijë euro Klodian Mërtirit të inceneratorëve

Lapsi.al 24 June 2020
Basha në Vorë: Dje Rama, Ahmetaj dhe Veliaj, i kanë paguar 500
Në takimin e radhës në Vorë, Lulzim Basha deklaroi se realiteti shqiptar është shumë ndryshe nga prioritetet e qeverisë që dje kanë bërë një pagesë gjysmë milionë euro për inceneratorët. Sipas liderit demokrat, Rama, Ahmetaj dhe Veliaj ditën e djeshme i kanë dhënë Klodian Mërtirit, i cili është bashkëpronar i inceneratorit të Tiranës në landfillin e Sharrës, por njëkohësisht në kërkim ndërkombëtar nga Zimbabveja për një skandal me tender 60 milionë dollarë, një pagesë prej gjysmë milionë eurosh. Basha thotë se gjithë këto para janë nga taksat e shqiptarëve të cilët sa vjen dhe varfërohen. "Ditë tipike për të treguar realitetin, mes Shqipërisë reale dhe prioriteteve të kësaj qeverie në ikje. Ditën e djeshme Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj, bashkëpronarët e inceneratorëve të Sharrës, landfillit të Sharrës, bashkë me bandën e Lushnjes dhe Klodian Mërtirin e famshëm, i paguan gjysëm milionë euro këtij të fundit pra dhe vetes së tyre, nga taksat tuaja, nga taksat e shqiptarëve.

Sot është festë për Klodian Mërtirin, për partnerët e tij të njohur botërisht në mediat shqiptare që vazhdojnë çensurojnë çdo denoncim të opozitës dhe  timin për këtë aferë të tmerrshme mafioze. Është ditë feste për partnerët e tij nga Edi Rama e Arben Ahmetaj tek Erion Veliaj me shokë sepse dje kanë marrë 500 mijë euro e kusur nga taksat e shqiptarëve .

Urime Klodian Mertiri! Urime Edi Rama! Urime Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj! 500 mije Euro nga xhepat e shqiptarëve! Nderkohë qindra-mijëra familje dhe vogëlushët e tyre do vazhdojnë të mbeten me kotheren e bukës ose edhe pa bukë sonte, falë vendimeve tuaja, falë politikave tuaja.”- tha Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI