Flash

Inxhinieri: Goditja e policisë te Teatri më çau daullen e veshit

Lapsi.al 24 May 2020
Inxhinieri: Goditja e policisë te Teatri më çau daullen e

Inxhinier Malti Grabovaj ka treguar në Abc News mbi pasojat që i ka shkaktuar përplasja me policinë një gjatë protestës për Teatrin një javë më parë.

Ai tha se pas një vizite mjekësore ka rezultuar me çarje të daulles së veshit, dhe pas disa muajsh trajtim mjekësor mund t’i duhet një ndërhyrje kirurgjikale.

Grabovaj deklaroi se do ta ndjekë penalisht çështjen edhe pse personin që e ka goditur e ka cilësuar si hasëm. Megjithatë ai theksoi se ndjesitë e bukura që ka marrë nga kjo festë ia kanë hequr urrejtjen dhe ka vendosur t’ia lënë në dorë ligjit pas daljes së raportit mjeko-ligjor.

“Kur po prishej Eksperimentali, turma afrohet te kordoni i policisë, Ato mobilizohen dhe unë u gjeta i rrethuar nga turma. Unë gjendem aty dhe u hap kordoni i forcave të Rendit. Pas tyre rrinin forcat shqiponja. Unë jam goditur me shqelma, grushte dhe shpulla, katër ose pesë efektivë për të më neutralizuar. Jam goditur në mënyrë brutale. Një prej efektivëve më shante rëndë nga familja dhe më thoshte “je kundra Teatrit ti?!”

Dhe vetëm më ndërhyrjen e kolegëve më la. Më pas jam prangosur. Pas kordonit të policisë jam rrëzuar aty, më pas në makinën e policisë më kanë dhunuar psikologjikisht. Nuk ka pasur dhunë fizike. Më bënte përshtypje reagimi i policëve që më pyesnin çfarë do atje, më thoni çfarë të duhet ty të dalësh aty, ti ke një profesion të mirë. Jam shoqëruar në rajonin numër 1 dhe më kanë mbajtur aty për 9 orë. Unë kam qenë vetëm në shesh dhe i pashoqëruar me askënd. Mbaj mend kur isha aty shikoja një person në distancë që merrte më shumë goditje. Jam njohur me të në komisariat

Mjeku më ka thënë se kam një çarje të daulles së veshit, ulje të dëgjimit në veshin e djathtë. Kam kontaktuar me një avokat dhe do bëj një procedim penal për Policinë e Shtetit dhe do kërkoj një dëmshpërblim. Mjekët më kanë thënë se mund të kem nevojë për një ndërhyrje pas dy muajsh. Nëse veshi im reagon keq mund të shkoj deri në humbje të shqisës. Duhet të kem shumë kujdes nga zhurma, kur bëj dush dhe nevojat e mia personale. Jam me antibiotikë. Pres raportin mjeko-ligjor për t’ia paraqitur avokatit të Popullit.

Kam fjetur këto 7 ditë me inatin për ta gjetur këtë person dhe unë e konsideroj hasmin tim. Por ndjesitë e bukura që kam marrë nga kjo festë unë e them se e kam falur personalisht, por jo ligjërisht”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI