Flash

Zhduket pa lënë gjurmë një 12-vjeçare në Durrës, nëna ngre alarmin

Lapsi.al 24 May 2020
Zhduket pa lënë gjurmë një 12-vjeçare në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një vajzë vetëm 12-vjeçe është zhdukur prej ditësh, ndërsa nëna e saj thotë se e ka denoncuar rastin në komisariat.

“Unë kam tre vajza dhe 12 vjeçe kam të mesmen. Nuk kam punuar, sepse jam marrë me rritjen e fëmijëve. Kemi kërkuar prej 1 jave në çdo vend të Durrësit. Kemi kërkuar nëpër shoqe shkolle e deri tek të afërmit, por askush nuk ka dijeni”, - shprehet nëna e vajzës së zhdukur.

Balkanweb raporton se nëna e vajzës thotë se nuk kanë lënë vend në Durrës pa kontrolluar, së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo shprehet se kanë kontrolluar me makinë dhe nuk kanë gjetur asgjë.

“Nuk kemi gjetur asgjë. Nuk e dimë se kush po na e mban vajzën tonë”, - thotë nëna e të miturës të zhdukur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI