Flash

Sot protesta e dytë pas shembjes së Teatrit, Aleanca dhe opozita mblidhen tek Pedonalja në 17:30

Lapsi.al 20 May 2020
Sot protesta e dytë pas shembjes së Teatrit, Aleanca dhe opozita

Sot Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me mbështetjen e opozitës organizon protestën e dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

E para u zhvillua të hënën dhe zgjati për rreth 2 orë e gjysëm kurse dje nuk u protestua në respekt të Natës së Kadrit, ditë e veçantë për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit.

Protesta zhvillohet tek Pedonalja e Tiranës në orën 17:30 teksa opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen e vazhdueshme. Ndërkohë tek Teatri Kombëtar, apo ajo çfarë ka mbetur prej tij vijon heqja e inerteve.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon drejtësi për shembjen dhe lirim të aktivistëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI