Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Ikën përkohësisht zagushia, nesër reshje shiu dhe ulje temperaturash

Lapsi.al 19 May 2020
Ikën përkohësisht zagushia, nesër reshje shiu dhe ulje

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News ka qenë meteorologia nga Metoalb Adjola Bani e cila ka folur për parashikimin e motit gjatë kësaj jave.

“Temperaturat shumë të larta në vendin tonë kanë ndodhur si pasojë e qarkullimit të masava ajrore nga veriu i Afrikës të cilat kanë sjellë prezencë të erës, grimcave të pluhurit në ajër dhe mjegullës. Duke patur prezencën e mjegullës kemi ndjerë edhe zagushi e cila e ka bërë të ndihet edhe më e lartë temperatura e ajrit.

Ka qenë një fundjavë me temperatura shumë të larta pasi ka arritur vlerat 10 gradë më të larta se vlerat normale, 36 apo 37 gradë. Dita e mërkurë do na sjellë vranësira, reshje në territor dhe kjo do bëjë që të kemi rënie të temperaturave, duke bërë që dita e nesërme në krahësim me ditën e sotme do jetë më e freskët duke zbritur deri në 31 grade celcius.

Uljen më të ndjeshme të temperaturave do e sjellë dita enjte duke qenë se do të shtrijë rreshjet në të gjithë territorin shqiptar. Herë pas here do kemi edhe rrebeshe me intensitet mesatar lokalisht, por që nuk do të jenë problematike. Do sjellin ulje më të ndjeshme të temperaturave në zonat malore deri në 21 grade ndërsa në zonën e ultësirës perëndimore 26-27 gradë celciues.

Ditën e premte dhe e në vazhdim do kemi përmirësim të motit duke patur më shumë diell. Nuk do kemi më prezencë të mjegullës, por që do jetë mot i kthjellët sidomos në zonat bregdetare, por edhe në zonat malore. Temperaturat në fundjavë do jenë 28-29 gradë”, ka shprehur meteorologia./ Ora

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46