Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Rama-Bashës: Nuk më vë dot ti mua vija të kuqe. S’më merr dot peng asnjë forcë në këtë rruzull tokësor

Lapsi.al 19 May 2020
Rama-Bashës: Nuk më vë dot ti mua vija të kuqe.

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” foli në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar. Rama tha se opozita nuk vendos dot vija të kuqe, kurse shtoi se atë dhe qeverinë “nuk e merr dot peng askush”.

“Një parti ose disa parti nuk vendosin dot vija të kuqe. Vija të kuqe mund të vendosen për reforma po. Por partitë në opozitë të vërë vija të kuqe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Po Pëllumb Kullën ku e fusni? Po Viktor Zhustin ku e fusni? Mund të jenë shumë persona që thonë se kjo gjë duhet të rrijë. Por në fund të ditës gjërat ndahen. Mua dhe qeverinë nuk më merr peng dot askush.

Nuk më merr dot peng mua asnjë forcë në këtë rruzull, jo më një opozitë, që duhet respektuar gjithsesi si e tillë. Nuk na imponohen dot me dhunë. Opozita të vijë e të ulet për Reformën Zgjedhore. Të fitojë zgjedhjet dhe të ndërtoje Teatrin te Kodra e Diellit, ndërtoje një të ri aty ku ishte, krijo ndërmarrje tallash, teneqe mund të gjejnë se ka plot dhe ndërtoje. Qëllimi i një opozite në demokraci është që të fitojë zgjedhjet e jo të përmbysë qeverinë me dhunë”, u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46