Flash

Studimi i Harvardit: Temperaturat mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Lapsi.al 18 May 2020
Studimi i Harvardit: Temperaturat mbi 25 gradë celsius ulin ndjeshëm

Një studim i madh i kryer nga Harvard, MIT dhe institucione të tjera studiuan se si kushtet e motit, më saktë rritja e temperaturës dhe lagështia, ndikojnë në përhapjen e coronavirusit, raporton Washington Post.

Ata studiuan 3.739 raste në të gjithë botën dhe arritën në përfundimin se temperaturat mesatare mbi 25 gradë Celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit.

Çdo ngritje shtesë e temperaturës prej 0.6 gradë mbi atë nivel shoqërohet me një rënie prej 3.1 për qind të numrit riprodhues të virusit, të quajtur R0. Ky është numri mesatar i infeksioneve të reja të krijuara nga secili person i infektuar. Kur R0 bie nën 1, epidemia fillon të zhduket.

Por siç vërejnë shkencëtarët, si çdo hulumtim i ngjashëm deri më tani, edhe ky hulumtim ka konfirmuar se vera nuk do ta ndalë plotësisht pandeminë. Shkencëtarët vërejnë se coronavirusi ka të ngjarë të sillet si SARS dhe MERS, ose se do të dobësohet gjatë motit të ngrohtë, por gjithashtu se kjo do të thotë që pas verës, numri i infeksioneve do të rritet në vjeshtë, shkruan telegrafi.

David Heymann, një profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, paralajmëron se studime të tilla duhet të merren me shumë kujdes.

“Këto janë teste laboratorike, jo situata reale. Ditë pas dite po dëshmojmë transmetimin e virusit COVID-19 në shumicën e pjesëve të botës, madje edhe në vendet tropikale”, tha Heymann.

Sa i përket hulumtimit mbi ndikimin e lagështirës në përhapjen e virusit, studimet kanë treguar që viruset si coronavirusi përhapen më shpejt në ajër të thatë, ndërsa lagështia më e lartë bën që pikat e virusit të bien në tokë më shpejt dhe të qëndrojnë në ajër më të shkurtër.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46