Flash

Anulohet mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Nuk shoh asnjë arsye për mospjesëmarrje

Lapsi.al 18 May 2020
Anulohet mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Nuk shoh asnjë arsye

Bashkëkryetari për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri e ka quajtur mospjesëmarrjen e opozitës sot në Këshill Politik si një ngjarje fatkeqe për progresin.

Gjiknuri thotë se nuk sheh asnjë arsye serioze për mos marrë pjesë dhe i bën thirrje opozitës të rimarrë vendet.

Më tej Gjiknuri thotë se sot do miratohej një paketë në tryezë dhe që do hiqej një punë e madhe nga puna për Reformën Zgjedhore.

"Progresi i reformës zgjedhore është shumë i rëndëssishëm për kapitalizimin politik. Për këtë arsye, reforma duhet të përmbyllet brenda majit. Unë I bëj thirrje opozitës dhe shpreoj që ata të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat. Sot kishim një paketë, që mund të hiqte nga tavolina shumë çështje. Për këtë I bëj thirrje opozitës të ulet në tryezë.

Ngjarje fatkeqe për progresin. Pavarësisht zhvillimeve dhe kauzave Reforma Zgjedhore është nevojë për kapitalizimin e të gjitha kauzave. Nuk shoh arsye se pse duhet të ndërpritet. Dua ta mbyll duke i bërë thirrje opozitës të rimarrin vendet e tyre, sot kishim një paketë të tërë që priste miratimin në tavolinën tonë. Opozita të ulet menjëherë në tavolinë dhe të vijojmë negociatat.”- tha Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46