Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Shembja e teatrit, Basha: Rama e Veliaj prapa hekurave. Ky është fillimi i fundit të tiranisë

Lapsi.al 18 May 2020
Shembja e teatrit, Basha: Rama e Veliaj prapa hekurave. Ky është

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pas protestës dha një mesazh të shkurtër, sipas të cilit PD do të jetë në krah të çdo qytetari që do të protestojë. Shembja e Teatrit tha Basha nuk do të jetë fundi i teatrit, por fillimi i fundit të tiranisë.

"Opozita, PD do të mbështesë të gjitha protestat e aleancës për teatrin këtu në Tiranë dhe kudo në krah të qytetarëve. Kudo ku do ketë protesta opozita do jetë në krah të tyre. Shpresa e Edi Ramës përmes frikës e barbarisë do të shuante energjinë e shqiptarëve për ndrysim mori fund. Shkatërrimi i teatrit nuk është fundi i teatrit, i kulturës, por është fillimi i fundit të tiranisë dhe teatrit që Rama ka luajtur prej 7 vitesh me shqiptarët dhe me jetët e tyre. Ky fund do të jetë i shpejtë dhe çlirimtar për shumicën dërrmuese të shqiptarëve", tha Basha.

Basha përsëriti qëndrimin e tij se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin aty ku ishte dhe me të njëjtat parametra. Ndërsa tha se Rama dhe Veliaj do te shkojne prapa hekurave.

"Përsëris vendosmërinë time për ti qëndruar kontratës me aleancë për të rindërtuar teatrin në vendin ku ishte ashtu sic ishte dhe të modernizuar dhe dërgimin prapa hekurave të gjithësecilit prej personave të përfshirë në këtë krim, nga Edi Rama dhe Erion Veliaj deri tek punonjësit që shkelën ligjin në natën e barbarisë. Sot nisi një ditë e re shprese dhe besimi të shqiptarëve tek njeri tjetri, te Shqipëria dhe e nesërmeje që nuk mund ta ndalë nata e errët e 17 majit", tha Basha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46