Flash

Neritan Liçaj: Në atë skenë krimi janë dy kufoma politike, Rama dhe Veliaj

Lapsi.al 18 May 2020
Neritan Liçaj: Në atë skenë krimi janë dy kufoma

Aktori Neritan Liçaj, duke folur në protestën e organizuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, tha se në skenën e krimit janë kufoma e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt.

Liçaj u shpreh se edhe pse Rama e Veliaj kërkojnë që të vrasin shpresën, ajo (shpresa) nuk vritet. Më tej, ai i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen kundër qeverisë.

“Në atë skenë krimi aty janë dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Nuk më vjen keq për ata dy kufoma politike, por për të gjithë ne. Thërras të gjithë shqiptarët, gjithçka që ka mbetur e mirë nga Shqipëria, si bijtë e shqipeve që jemi të fluturojmë lart dhe të vrasim këta gjarpërinj.

Shpresa nuk vritet, sepse shpresa është brenda shpirtit të njeriut. Ky vend është shumë i bukur dhe meriton më të mirën. Duhet të ngrihemi, sepse kështu nuk vazhdohet më. Unë kam fëmijë dhe e ardhmja e fëmijëve të mi duhet të jetë këtu, mos të kenë mendjen për të ikur”, deklaroi Liçaj

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI