Një person ka hedhur shashka në protestën e aktorëve që po zhvillohet në këto momente në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai është identifikuar menjëherë nga protesuesit e tjerë dhe është larguar nga tubimi. Prej hedhjes së shashkave dyshohet se ka mbetur e lënduar një protestuese grua.
