Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Albin Kurti: Linja ajrore Kosovë-Serbi ishte shprehje e interesit dhe jo marrëveshje

Lapsi.al 18 May 2020
Albin Kurti: Linja ajrore Kosovë-Serbi ishte shprehje e interesit dhe jo

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dokumenti për linjën ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është marrëveshje, por shprehje e interesit.

Sipas tij për t’u bërë marrëveshje, duhet të kalojë edhe nëpër shumë hapa të tjerë, por që për shkak të pandemisë, edhe kjo çështje si shumë të tjera “është ngrirë”.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.

“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë. Pra, atëherë kur negocimi dhe draftimi i saj kishin përfunduar. Mund të them që ne jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, mirëpo ky bashkëpunim rajonal duhet të ketë parasysh dy gjëra themelore: e para është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në Republikën e Kosovës, dhe e dyta është rentabiliteti ekonomik. Ajo nuk është në kuptimin e plotë të fjalës një marrëveshje, më shumë është një shprehje e interesit, e cila duhet të kalojë edhe në shumë hapa të tjerë për t’u bërë marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Më 12 maj, Qeveria në detyrë e Kosovës e ka shkarkuar Eset Berishën nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Ai ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar marrëveshjen për rivendosjen e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore dhe asaj për hekurudhat, Qeveria, tashmë në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti kishte deklaruar se zyrtarët që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve në Berlin nuk kishin marrë autorizim as për të negociuar e as për të nënshkruar një marrëveshje të tillë./REL/

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46