Policia e Durrësit ka nisur ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një procedim administrativ dhe penal per grumbullimin e njerëzve në aktivitetin e zhvilluar me bizneset në këtë qytet.
Sipas policisë kjo bie në kundërshtim me Aktin Normativ për masat për parandalimin e pandemisë. Procedim është bërë edhe ndaj pjesëmarrësve të tjerë në këtë aktivitet.
Sipas policisë, sanksionet parashikojnë gjobe deri ne heqjen e lejes se drejtimit deri ne 3 vjet. Por ky procedim duket si një akt për të trembur qytetarët pasi procedura nis fillimisht me gjobën që në këtë rast nuk ka pasur. ©LAPSI.al