Flash

Thyhet karantina, Basha sonte shkon në Teatër?!

Lapsi.al 14 May 2020
Thyhet karantina, Basha sonte shkon në Teatër?!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mësohet se sonte në mesnatë do të shkojë në ambjentet e Teatrit Kombëtar, në shenjë mbështetje për kauzën e artistëve dhe të aktivistëve të shoqërisë civile, që kanë dalë në mbrojtje të kësaj godine, dhe kundër projektit për shembjen, të Ramës dhe Veliajt.

Basha ka qënë gjithnjë në krah të artistëve dhe ka firmosur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit edhe një marrëveshje.

Sot ai pati një takim me ta, në selinë e PD, pikërisht, një ditë para se Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet e të vendosë shembjen dhe nisjen e projektit të kullave në zonën më të shtrenjtë të Tiranës.

Gjatë këtij takimi, Basha u ka premtuar artistëve se do të jetë sonte me ta, rreth mesnatës, pikërisht tek Teatri.

Në deklaratën për mediat, pas takimit me aktorët, regjisorët dhe aktivistët e shoqërisë civile, kreu i PD u shpreh se Teatri është vija e kuqe, dhe nëse do t’i vënë zjarrin Teatrit, atëherë populli do të mësyjë në Surrel dhe tek vilat e oligarkëve që janë përfitues të këtyre aferave.

Me këtë levizje, Basha që me siguri do të jete aty me mbështetës të tij, sfidon gjithashtu edhe urdherin e Rames dhe gjendjen e jashtezakonshme, që ndalon daljen pas orës 17.30. Një ndalesë që në fakt po qendron si relike, pasi njerëzit dalin masivisht dhe nuk e respektojnë këtë vendim qeveritar.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI