Flash

Tjetër marrëveshje me Ramën/ Basha përgjigjet prerë

Lapsi.al 13 May 2020
Tjetër marrëveshje me Ramën/ Basha përgjigjet prerë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar prerë se do të ketë një tjetër marrëveshje me Kryeministrin edi Rama si ajo e 2017-ës. Në një intervistë për Fax Neës, Basha tha se pse u ul në tryezë në atë kohë me kundërshtarin politik.

“Partia Demokratike nuk ka bërë ndonjëherë aleancë me Partinë Socialiste, t’i themi gjërat ashtu siç janë. Marrëveshja e 2017 kishte një qëllim: të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Në marrëveshje ka dy palë.

Ne iu përmbajtëm, nuk blemë vota, nuk futëm kriminelë në zgjedhje, pala tjetër bëri atë që e dinë gjithë shqiptarët, edhe si rezultat i publikimeve të Bild të atyre përgjimeve të prokurorisë. Bild ka botuar përgjime të prokurorisë shqiptare e cila vazhdon të flejë gjumë mbi dosjet e krimit elektoral.

Pra, edhe njëherë, 2017-ta ishte një marrëveshje për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Që zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme është tërësisht përgjegjësi e Edi Ramës dhe kjo është arsyeja pse është tërhequr nga akuzat për Bild, sepse nëse do t’i shkonte deri në fund, gjyqtarët gjermanë do të faktonin tashmë në mënyrë juridike dhe institucionale atë që gjithë e dinë politik, atë që s'po e bën dot drejtësia shqiptare: vjedhjen e zgjedhjeve dhe bashkëpunimin e Edi Ramës me krimin.

Ndaj Rama nuk është i interesuar as për reformën zgjedhore, nuk është i interesuar as për reformën në drejtësi dhe prandaj lëshon shashka nga mëngjesi deri në darkë si këto që përmendet këtu. E vetmja shpresë e Edi Ramës, është shpresë e kotë, është të vazhdojë të mbjellë huti dhe përçarje mes njerëzve, por në fakt me sa shoh edhe nga terreni, është një shkrepëse e lagur.

Dhe kryeministri në ikje ka vetëm diçka në dorë: të ikë me faqe të bardhë apo të ikë me faqe të zezë! Kaq ka në dorë se ikja e tij është vulosur. Është vetëm çështje kohe, natyrisht ne si opozitë do të investohemi që kjo kohë të jetë sa më e shkurtër, sepse kështu i shkurtojmë edhe vuajtjet njerëzve” – thotë Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI