Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Isa Mustafa kërcënon Vjosa Osmanin: Do përballet me pasoja

Lapsi.al 12 May 2020
Isa Mustafa kërcënon Vjosa Osmanin: Do përballet me pasoja

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka shpjeguar situatën aktuale brenda partisë që drejton. Ai ka folur edhe për Vjosa Osmani e cila edhe pse nënkryetare e këtij subjekti politik, nuk pajtohet për koalicionin me AAK-në dhe Nismën. Megjithatë Mustafa tha se me nënkryetaren e LDK-së, nuk ka komunikuar gjatë kësaj kohe.

Ai ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“E konsideroj si një përgjegjësi, si një obligim që edhe zonja Osmani edhe gjithë të tjerët e kanë ndaj LDK’së që do ta përkrahin LDK’në dhe do të luftojnë për LDK’në. Në asnjë moment nuk duhet të sillen mbi parime ose mbi çështjet të cilat individualisht i vlerësojnë vetë sepse kur hyn në një organizatë atëherë duhet ta ndash fatin e organizatës, jo vetëm fatin tënd”, - tha Mustafa për RTK’në.

Kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin. Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vetë Mustafës. Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK, bēn qē kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranonte t’ia japë Ministrinë e Brendshme.

“Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarët, linçime nga më të ndryshmet etj”, - tha Mustafa në intervistën e tij për RTK.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI