Flash

SHBA reagojnë pas deklaratave nga Moska për dialogun Kosovë - Serbi

Lapsi.al 11 May 2020
SHBA reagojnë pas deklaratave nga Moska për dialogun Kosovë -

Dick Custin, zëdhënësi i të dërguarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se “të gjithë janë të mirëpritur për të kontribuar me ide, që do të ndihmonin stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e Serbisë dhe Kosovës”.

Ai i bëri këto komente pas deklaratës së ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko, se "zgjidhja përfundimtare për Kosovën duhet të përcaktohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke miratuar një rezolutë të re që do të zëvendësonte Rezolutën 1244"Bocan-Kharchenko ka folur më 9 maj për gazetën beogradase Politika.

I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Rusisë në bisedimet për Kosovën, Bocan-Kharchenko ka thënë se “për bashkëngjitjen e saj, para së gjithash, duhet ftesa e Beogradit”.

Duke komentuar deklaratat e ambasadorit rus, Qeveria në largim e Kosovës ka thënë se “Rusia ka për qëllim ta kthejë çështjen e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse aty ka veto”. Përmes zëdhënësit Përparim Kryeziu, ajo ka kujtuar se pavarësia e Kosovës është vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Pasi që organi i vetëm gjyqësor i OKB-së thotë zyrtarisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkeli të drejtën ndërkombëtare, Këshilli i Sigurimit dhe në veçanti Rusia nuk duhet ta kontestojnë mendimin e instancës së vetme gjyqësore të OKB-së. Për më tepër, Rezoluta e KS/1244/99, që pas shpalljes së pavarësisë dhe vendimit të GjND’së, në një formë të heshtur është abroguar”, - ka thënë Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Askush prej zyrtarëve në Serbi nuk e ka komentuar deklaratën e ambasadorit rus. E pyetur ambasada ruse në Beograd se çfarë fshihet pas propozimit të diplomatit rus, nuk ka dhënë përgjigje. /REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI