Flash

Mjeku Tritan Kalo shpjegon shifrat e ulëta dhe rrezikun që vjen nga hapja

Lapsi.al 11 May 2020
Mjeku Tritan Kalo shpjegon shifrat e ulëta dhe rrezikun që vjen nga

Mjeku Tritan Kalo, që është prej ditës së parë është në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 ka komentuar sot shifrat e reja të koronavirusit. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Kalo u shpreh se shifrat e ulëta të rasteve të reja nuk duhet të na ulin vigjilencën dhe duhet të respektohen masat. Kalo më tej tha se shifrat janë shumë optimiste, por duhet që të respektohen masat kundër COVID-19 dhe të ruhet distancimi social.

“Shifra 4 përkon me numrin 4 të rasteve të para. Me të infektuarit e parë në mars. Por shifra e ulur nuk duhet të na shtyj drejt një optimizmi të rremë, por duhet të na bëjë më vigjilentë. Nëse respektojmë distancimin fizik, të mos neglizohohet higjena dhe hapja të jetë e kujdesshme bashkë me sjelljen tonë, kjo do na shtyjë drejt optimizmit real.

Ditët në vijim me hapjen që po ndodh, me liberalizimin e masave do të fitojmë një pamje reale të asaj çfarë ndodh në popullatë. Kujdesi ndaj vetes, ndaj distancimit fizik, ndaj higjenës e rikthimi në punë duke zbatuar masat, shpresojmë mos të kemi përplasje me këtë infeksion”, - tha mjeku Tritan Kalo.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI