Flash

Përplasjet për reformën zgjedhore/ Opozita: Rama dëshiron ta miratojë pa konsensus

Lapsi.al 11 May 2020
Përplasjet për reformën zgjedhore/ Opozita: Rama dëshiron ta

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik akuzuan mazhorancën se po tenton që ta miratojë e vetme reformën zgjedhore. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike tha se mazhoranca nuk ka dhënë asnjë përgjigje për propozimet e bëra nga opozita sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Sot u mblodh Këshilli Politik. Është objektiv i opozitës që pa humbur kohë kjo reformë të përmbyllet dhe parlamenti ta miratojë pa ndryshime. Duhet të jetë e qartë cili është vullneti i mazhorancës në lidhje me propozimet e opozitës. Ne kemi pasur drafte konkrete, por kemi pasur vetëm refuzim nga mazhornaca.

Deklaratat e Gjiknurit tregojnë mungesë vullneti politik. Opozita kërkon shprehjen e qartë nga mazhoranca se cili është qëndrimi i saj për çështjet që shton OSBE-ODIHR dhe që ne kemi bërë propozime konkrete dhe që nga pala tjetër ka pasur vetëm refuzim. Loja e mazhorancës është ta tërheqë zvarrë reformën me çështje shtesë” – tha Bylykbashi.

Ndërsa sipas përfaqësuesit të LSI-së, Petrit Vasili, mazhoranca dëshiron që ta miratojnë reformën në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus pavarësisht kushteve.

"Mazhoranca duhet të heqë dorë nga miratimi në mënyrë të njëanshme reformën, apo me vota të blera siç e ka zakon. Kjo do të thellonte krizën politike. Kjo do krijonte qorrsokak për vendin. Kjo është një reformë nul nëse miratohet pa opozitën. Ky do të ishte një kthim prapa në krizën politike” – tha Vasili. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Hapja graduale/ Si ndryshon jeta nga nesër

Nga kjo e hënë 11 maj, nisin masat e reja të vendosura nga për hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Në zonat e gjelbërta ( Lu...

21:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI