Flash

FOTO/ Mijëra në protestë në Gjermani, por nuk u tërhoqën zvarrë si në Tiranë

Lapsi.al 10 May 2020
FOTO/ Mijëra në protestë në Gjermani, por nuk u

Në Gjermani protestuan mijëra vetë të shtunën në disa qytete të mëdha kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjen nga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.

[caption id="" align="alignnone" width="700"]München Anti Coronavirus Maßnahmen Demonstration (picture-alliance/dpa/F. Hörhager) Protesta në Mynih[/caption]

Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla “Hiqeni turizën”, “Bashkohuni" dhe “Rezistencë". Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë.

Berlin Demonstration Für Grundrechte & Rechtsstaat (picture-alliance/dpa/C. Gateau)

Coronavirus - Berlin Demonstration Alexanderplatz (picture-alliance/dpa/C. Gateau)

Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet. Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve. /DW

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI