Flash

FOTO/ Albin Kurti del të bëjë vetë pazarin me maskë dhe doreza

Lapsi.al 10 May 2020
FOTO/ Albin Kurti del të bëjë vetë pazarin me maskë dhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur që të bëjë vetë pazaret e shtëpisë. Në disa foto që ka publikuar në rrjetet sociale, Kurti shihet me maskë dhe me doreza, teksa ka bërë xhiro në supermarket e në furrën e bukës, për të blerë produktet ushqimore që i nevojiten. Siç shihet edhe në foto, Kurti ka blerë bukë, sallatë jeshile, qumësht, amita dhe shumë produkte të tjera.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paradites prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet. I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre,”– shkruan Kurti.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI