Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Data/ Kur do të hapen fluturimet drejt Bashkimit Europian

Lapsi.al 8 May 2020
Data/ Kur do të hapen fluturimet drejt Bashkimit Europian

Komisioni i Bashkimit Europian ka kërkuar që kufizimet e udhëtimit drejt BE të zgjaten deri në mes të qershorit. Autoritetet e Brukselit kanë bërë këtë propozim për shkak se situata në Europë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme.

Sipas gazetares gjermane “Der Spiegel”, për të frenuar pandeminë, të gjitha vendet e BE, përveç Irlandës, si dhe vendet jo-anëtare si Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtejni dhe Islanda ranë dakord në mes të marsit që të kufizonin udhëtimet në BE që nuk ishin absolutisht të nevojshme.

Ndalimi i hyrjes u zgjat sërish një muaj më parë, por afati skadon më 15 maj. Tani duhet të zgjatet edhe 30 ditë deri më 15 qershorPërjashtime nga kufizimet aplikohen për qytetarët e BE, mjekët dhe infermierët mes të tjerësh.

Secili vend mund të vendosë vetë për këto kufizime të hyrjes. Kontrollet në kufijtë e brendshëm do të mbeten të pandikuara prej këtij propozimi të Komisionit Europian. Së fundmi ka pasur kërkesa në rritje që Gjermania të heqë kontrollet në kufij me vendet fqinje.

“Qëllimi ynë primar është që të rikthejmë një zonë Schengen plotësisht funksional sa më shpejt që të na e lejojë situata shëndetësore,” tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson. Vetëm më pas mund të hiqen kufizimet në kufijtë e jashtëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI