Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Vëllai i Hashim Thaçit, nën hetim nga policia

Lapsi.al 8 May 2020
Vëllai i Hashim Thaçit, nën hetim nga policia

Mediat e Kosovës shkruajnë se ka nisur një hetim për Nazim Thaçin, vëllanë e presidentit Hashim Thaçi. Ai akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë si vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa, zyrtarë të policisë, zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, familjarë të politikanëve dhe persona të dënuar kanë thyer rregullat e karantinës, duke bërë piknik në natyrë. Në një kronikë të publikuar nga “Kohavizion”, thuhet se ngjarja ka ndodhur në Shalë të Bajgorës, ku dyshohet të jenë shkrepur edhe 50 të shtëna me armë zjarri.

Sipas të njëjtave burime mësohet se hetimet janë duke u zhvilluar edhe ndaj personave jozyrtarë. Drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, ka konfirmuar se armët e familjarëve të politikanëve janë konfiskuar dhe se tashmë janë intervistuar palët e gjithashtu është bërë këqyrja e vendngjarjes.

“Hetuesit kanë marrë disa veprime hetimore të cilat janë të zakonshme si në çdo rast tjetër: vendshikimi, konfiskimi i dëshmive, intervistimi i palëve… Nesër e pasnesër finalizohet intervistimi. Armët janë konfiskuar, posaçërisht ato që kanë qenë të ekspozuara, dhe me urdhër të prokurorit dhe me vendim të gjykatës ato shkojnë për ekspertizë”, - ka thënë Mikullovci. Policia e Kosovës është duke e hetuar vetëm pjesën e qytetarëve e Inspektorati policor atë të zyrtarëve policorë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI