Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Lubonja: Shqipëria pësoi rënie në raportin e Freedom House për shkak të Edi Ramës

Lapsi.al 8 May 2020
Lubonja: Shqipëria pësoi rënie në raportin e Freedom House

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, raportin e Freedom House, që thekson se Shqipëria ka pësuar rënie në qeverisjen demokratike dhe proceset zgjedhore.

Lubonja tha se kjo nuk është diçka e re, pasi ne e dinim, por e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kjo situatë.

Sipas analistit, shkak i rënies së Shqipërisë është fakti se Edi Rama në projektet e tij për të kontrolluar gjithçka e ka rritur edhe më shumë kontrollin.

“Ne duket sikur duam ta shohim veten në pasqyrën e besueshme të të huajve dhe e marrim si konfirmim, gjëja është evidente te ne. Ne e marrim si referim te të huajt, por ne që jemi gazetarë kemi kohë që e themi që mediat janë të kapura, të shara, gjithnjë e më të nëpërkëmbura, të blera, dhe kjo është një strategji e qartë pushteti. Kështu që nuk është se e zbuluam, e kishim, por pyetja është se çfarë duhet bërë, si duhet të dalim nga kjo situatë. Unë gjykoj që sistemi mbahet me media, jo me polici.

Kam folur për trekëndëshin pushtet politik, pushtet mediatik dhe pushtet ekonomik, ky është thelbi i gjësë. Ajo që ka bërë që të zbritet edhe më në këtë sistem, është fakti se Edi Rama në projektet e tij për të kontrolluar gjithcka, e ka çuar edhe më kontrollin. Nëse në kohën e Berishës kishim një bashki që ishte e Ramës, apo dhe televizione të ndara me politikën, pra kishim më shumë pluralizëm oligarkiko-mediatik, ky i ka kontrolluar edhe më shumë. Duke i kontrolluar edhe më shumë shfaqet fenomeni dhe vijmë të raporti i Freedom House”, tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI