Flash

Bardhi: Ministrja njoftoi SPAK pasi u vuri zjarrin dokumenteve

Lapsi.al 10 May 2020
Bardhi: Ministrja njoftoi SPAK pasi u vuri zjarrin dokumenteve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur Ministrisë së Shëndetësisë pas deklaratës së kësaj të fundit se nuk ka pasur një zjarr në godinë por vetëm një incident nga një punonjëse e cila tashmë ndëshkuar. Bardhi thotë se bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhjen e tenderëve i ka vënë flakën dokumenteve, ndërkohë që SPAK nuk ndërhyn.

“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret! Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie! Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!”, - shkruan Bardhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI