Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Çfarë fshihet pas tjetërsimit të truallit

Lapsi.al 8 May 2020
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Çfarë fshihet pas

Pas vendimit të qeverisë për të kaluar në pronësi të bashkisë truallin e Teatrit Kombëtar ka reaguar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ajo thotë se manovra është shumë e qartë, pasi “po tentohet të miratohet shembja me anë të Këshillit Bashkiak” i cili kontrollohet totalisht nga një dorë.

“Pasi dështuan me ligjin special (që e bënë në Parlament me qëllimin për t'iu shmangur përgjegjësisë penale), prapë nuk guxojnë ta miratojnë përmes Ministrisë së Kulturës, por ia kalojnë Bashkisë Tiranë e cila të procedojë përmes Këshillit Bashkiak si organ kolegjial. Sa frikë kanë! Harrojnë se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese zgjedhjet anti-kushtetuese të 30 Qershorit 2019 do të rrëzohen bashkë me Këshillat kukulla.

Teatri Kombëtar i një shteti, pronë e një njësie vendore - as parë e as e dëgjuar! Qeveria ia transferon Bashkisë për plaçkë që ta alokojë si borxh dhe mos i llogaritet Buxhetit të Shtetit. Duan ta shtojnë te lista e borxheve që të paguajnë qytetarët e Tiranës, krim i disafishtë!” – thuhet në deklaratën e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.

“Prej 24 marsit 2020 Teatri Kombëtar është zyrtarisht pjesë e listës së Europa Nostra me “7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë”. Ekspertët e Europa Nostra priten në harkun e pak ditëve të vijnë dhe të merren me mundësitë për restaurimin e plotë të tij dhe ky restaurim do të ndodhë nëse e duan ose jo mafiozët në pushtet.

Vullneti i Europës është i qartë, i shprehur nga Komisionerja për Kulturën dhe direkt nga Komisioni Europian. Europa Nostra që prej 2013-tës ka shpëtuar 24 site kulturore nga shembja dhe shuarja përfundimtare. Deri më sot nuk ka ndodhur që ndonjë nga ato të shembet - e kush ka forcë të luftojë kundër këtij vullneti?!” – thuhet në deklaratë.

Aleanca u bën thirrje qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë mbështetësve të kauzës së Teatrit që t’i bashkohen nismës për mbrojtjen e Teatrit dhe për të zmbrapsur këtë plan të ri dhune për shkatërrimin e Teatrit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI