Flash

Regjisori Robert Budina: Njerëz të afërt me Ramën janë kundër prishjes së Teatrit

Lapsi.al 10 May 2020
Regjisori Robert Budina: Njerëz të afërt me Ramën janë

Regjisori Robert Budina ka deklaruar se figura pranë PS dhe kryeministrit Rama janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Budina tha se këta persona ua kanë thënë privatisht që janë me ta. Ndërkohë, regjisori, u bëri thirrje që duhet të dalin dhe ta thonë publikisht idenë e tyre për të mos shembur TK.

“Ne kemi edhe njerëzit që janë afër tyre që personalisht na i kanë besuar. Unë gjej rastin që ta bëj publike dhe tua them. Ato që na keni thënë privatisht, ju lutem dilni dhe thuajini publikisht. Janë njerëz të PS dhe që janë afër kryeministrit. Tani është momenti që këta njerëz të dalin dhe ta thonë. Janë me ne, nuk janë për shembjen. Na e kanë thënë në raport personal, ‘ne e kemi thënë fjalën tonë aty ku duhet’.

Tani nuk mjafton që të thuash fjalën tënde aty ku duhet përderisa mua nesër mund të vijë tanku dhe të më shtypë. Përderisa ti në ndërgjegjen tënd mund të kesh bërë një krim, në momentin që nuk marrë një vendim aty ku duhet. Ti duhet të kesh kurajon, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e tu që të mos i rrisësh në gënjeshtër. Tani është momenti i së vërtetës, është momenti që duhet të dalin”, tha Budina./abcnews.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI