Flash

Vetëizolohet Albin Kurti, një zyrtar i qeverisë pati kontakt me një të prekur me Covid-19

Lapsi.al 11 May 2020
Vetëizolohet Albin Kurti, një zyrtar i qeverisë pati kontakt me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është vetizoluar prej koronavirusit dhe pritet t'i përmbushë nga shtëpia funksionet e tij shtetërore.

Kurti informoi të hënën se ka pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimit Europian, i njohuri i të cilit ka rezultuar pozitiv në analizën për Covid-19.

Ai shtoi se qëndrimi në autokarantinë do të zgjasë deri në daljen e rezultateve për zyrtarin në fjalë.

"Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe me punonjës të tjerë në Ministri dhe Kryeministri, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Do t'i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë," njoftoi Kurti.

Kryesuesi 45-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje ushtron funksionet e kryeqeveritarit në detyrë nga 25 marsi, pasi kabineti i tij humbi votëbesimin e parlamentit në vazhdën e përplasjeve me partnerin e koalicionit jetëshkurtër, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Prej javësh, situata me pandeminë ka bërë që forcat politike opozitare të shtojnë kritikat ndaj tij, duke e akuzuar ekzekutivin kosovar të paaftë për të menaxhuar një problematikë serioze kombëtare.

Autoritetet thonë se gjendja me COVID-19 është e qëndrueshme dhe një numër i vogël i të prekurve po trajtohet në klinikën infektive në Prishtinë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u konfirmuan 14 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjithsej rezultojnë të infektuar mbi 880, mes të cilëve edhe 28 persona që nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes.

Javën e kaluar, pas dy muajve izolim, Kosova nisi lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë.

Të këshilluara

Hapja graduale/ Si ndryshon jeta nga nesër

Nga kjo e hënë 11 maj, nisin masat e reja të vendosura nga për hapjen graduale të bizneseve që janë mbyllur si pasojë e koronavirusit. Në zonat e gjelbërta ( Lu...

21:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI