Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli edhe për dhunën e ushtruar në protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” nga një grup i shoqërisë civile.
“Janë në shkelje ligjore. Ju i quani shoqëria civile. Ata sfidojnë ligjin. Është ligj. As tre vetë nuk mund të dalin ta sfidojnë ligjin, kur ai është në fuqi. Nëse do ta shihni me kujdes, qytetarët janë në krahë të Policisë. Nëse të gjithë do të silleshin kështu, ne sot do të ishim në katastrofë” – tha Lleshaj në Opinion. ©LAPSI.al