Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Kur Shejtani predikon Ungjillin

Lapsi.al 12 May 2020
Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Kur Shejtani predikon Ungjillin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një nga anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore i është përgjigjur kryeministrit Rama që hodhi poshtë kërkesat e opozitës në këtë tryezë. Rama tha se nuk mund të ketë qeveri transitore para zgjedhjeve, administrata zgjedhore duhet të jetë apolitike dhe gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të kenë kaluar Vetingun. Por Bylykbashi u ka dhënë përgjigje këtyre pretendimeve.

“Paska dale Kryeministri Rama e paska vene perseri nga ato "vijat e kuqe" per Reformen Zgjedhore. Na thoshka se nuk diskutohet qe administrata zgjedhore do jete krejtesisht jopolitke dhe se Kolegji Zgjedhor do behet vetem me gjyqtaret qe ka perzgjedhur ai me vetingun e tij. Flet pikerisht ai qe degradoi komisionet zgjedhore ne çeta bashibozukesh politike me 30 qershor 2019. Rama na propozoka komisione me anetare nga administrate publike si gjoja te pavarur kur ODIHR rekomandon depolitizim te ADMINISTRATES PUBLIKE.

 

Pa u depolitizuar administrata publike, ky propozim do te thotë kapje e komisioneve zgjedhore nga Rama. Kerkoka edhe qe Kolegjin Zgjedhor ta ketë si vule ne xhepin e tij për te vulosur manipulimet e administratës së kapur nga qeveria. Rama eshte shejtani qe duhet yshtur dhe përzënë nga zgjedhjet! Kështu që ato vijat e kuqe do të fshihen me gomë si herë tjetër” – thotë Bylykbashi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI