Flash

Alarmi nga OBSH: Na duhet kohë e gjatë të ndahemi nga covid

Lapsi.al 13 May 2020
Alarmi nga OBSH: Na duhet kohë e gjatë të ndahemi nga covid

OBSH paralajmëron sërish që vendet të bëjnë kujdes me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, duke theksuar se vijon rreziku i madh nga ky virus. Drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, Dr. Mike Ryan, bëri një deklaratë të fortë.

“Kjo është ajo nga e cila ne të gjithë kemi frikë, është një rreth vicioz i katastrofës shëndetësore i ndjekur nga katastrofa ekonomike. Nëse rihapni ekonominë dhe lëvizjen e lirë kur keni një shkalle të lartë të transmetimit të virusit, atëherë ai transmetim mund të përshpejtohet.

Është një “ekuacion fals” e nuk ka zgjedhje mes ekonomisë dhe shëndetit publik. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë, ekonomikisht, është që një vend të rihapet dhe më pas duhet të izolohet përsëri për t’iu përgjigjur përballjes me rishpërthimin e virusit”, - tha Ryan.

Bota ka një “rrugë shumë shumë të gjatë” për ta vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit, përkundër hapave të paracaktuar në shumë vende për rifillimin e jetës normale, paralajmëroi eksperti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI