Flash

Nuk i jepet paga e luftës, punëtorët e fasonerisë marsh nga Kuçova në Berat

Lapsi.al 8 May 2020
Nuk i jepet paga e luftës, punëtorët e fasonerisë marsh nga

150 punonjës të fasonerisë Edjana marshuan sot me këmbë nga Kuçova drejt Beratit tek drejtoria e Tatimeve për të kërkuar llogari, pse nuk u është kaluar paga, në një kohë kur puna ka qenë e pezulluar. Ato tregojnë se janë punonjësve prej 13 vitesh në këtë ndërmarrja çantash, ndërkohë që janë lënë në mëshirë të fatit, pa marrë asnjë pagesë.

Ato tregojnë se janë punonjësve prej 13 vitesh në këtë ndërmarrja çantash, ndërkohë që janë lënë në mëshirë të fatit, pa marrë asnjë pagesë. Për shkak se Berati është pjesë e zonave të gjelbra, dhe lëvizja e qytetarëve në mëngjes, përveç pensionistëve është e ndaluar, policia ka shoqëruar dy prej punonjësve të kësaj fasonerie.

"Na ka marrë policia dy çuna brenda, donin që të na merrnin edhe neve, si do ia bëjmë ne, me çfarë ti paguajmë ujin dhe dritat, jemi me njerëz të sëmurë në shtëpi. Jemi nisur që në orën 5 të mëngjesit nga Kuçova, me këmbë. Nuk kemi marrë asnjë muaj pagë lufte”, shprehet një prej punonjësve, ndërkohë që deklarojnë se do të vinë çdo ditë në këmbë drejt Beratit, derisa kërkesa e tyre të plotësohet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kushtet e qëndrueshme të motit në vendin tonë do të vazhdojnë edhe ditën e premte. Pak vranësira do të ketë përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të ...

08:43

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46