Flash

Reforma zgjedhore, opozita kërkon zyrtarisht mbledhjen e Këshillit Politik

Lapsi.al 6 May 2020
Reforma zgjedhore, opozita kërkon zyrtarisht mbledhjen e Këshillit

Përfaqësuesit e Opozitës në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kërkojnë mbledhjen sa më parë të Këshillit Politik. Ata i kanë dërguar një letër pjesës parlamentare të Këshillit, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit, ku shprehet kërkesa për mbledhjen e komisionit edhe të dielën, në mënyrë që të vijohet sa më shpejt me reformën zgjedhore.

“Opozita ka qenë dhe mbetet e angazhuar për përmbushjen e këtij kushti për hapjen e negociatave me BE dhe për t’i siguruar qytetarëve shqiptarë mundësinë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky ka qenë angazhimi ynë i përditshëm, duke i vlerësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme si themelin e demokracisë, dhe procesin e integrimit europian si prioritet kombëtar.”

Në letër theksohet se debati i hapur në media nga ana e përfaqësuesve parlamentarë për pjesëmarrjen apo jo të opozitës në Këshill, nuk ka asnjë bazë të vërtete.  “Nga momenti i ndërprerjes së mbledhjeve për shkak të pandemisë, nuk ka patur asnjë kërkesë apo ftesë për rinisjen e punës nga ana juaj.”- thuhet në letër, ku nuk mirëpriten qëndrimet e përfaqësusve parlamentarë në lidhje me reformën zgjedhore.

“Deklaratat nga ana juaj për një reformë jokonsensuale dhe të njëanshme synojnë krijimin e ngërçeve politike artificiale që dëmtojnë konsensualitetin e Reformës Zgjedhore dhe janë shpenzim energjish i kotë në dëm të përmbushjes së një prej kushteve të vendosura nga BE për hapjen e negociatave për antarësim.”

Duke vënë në dukje se bllokimi i punës për Reformën Zgjedhore është një sjellje e hershme e Qeverisë, opozita vazhdon të këmbëngulë për bashkëpunim të vërtetë mes palëve për çështjet e reformës që sigurojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Pavarësisht mungesës së përgjigjes nga ana juaj për propozimet tona, ne mbetemi të angazhuar, jo për fjalë apo debate pa vlerë, por për përmbylljen sa më parë të Reformës Zgjedhore, duke siguruar implementimin e Rekomandimeve të OSBE/ODIHR për standardet demokratike të zgjedhjeve”

Rendi i ditës për mbledhjen e kërkuar nga opozita të dielën ose të hënën përmban 3 pika:

1.      Riskedulimin e kalendarit të punës së Këshillit Politik, duke synuar përmbylljen e punës brenda datës 31 Maj 2020.

2.      Vlerësimin e përfaqësuesve të maxhorancës mbi propozimet e deritanishme të opozitës të bëra në mbledhjet paraardhëse të Këshillit Politik.

3.      Çështje të tjera të propozuara nga anëtarët e tjerë të Këshillit Politik.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI