Flash

Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Albin Kurtit: Të respektohet vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 5 May 2020
Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Albin Kurtit: Të respektohet

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.

Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje, bëjnë me dije mediat kosovare.

“Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venecias pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar”, - thuhet në komunikatë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi më 1 maj Komisionit të Venecias kërkesën për të dhënë opinion në lidhje me kompetencat e Presidentit të Republikës për shpërndarjen e Kuvendit dhe kompetencat e tij për dekretimin e kryeministrit të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

Konflikti mes palëve filloi më 30 prill, kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në postin e kryeministrit të ardhshëm të vendit. Në të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar zbatimin e dekretit të pretendentit.

Një ditë më pas më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa ta shqyrtojë çështjen e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Pas mandatimit të Avdullah Hotit, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti marrëveshjen për bashkëqeverisje me partitë e tjera më të vogla, duke formuar kështu një koalicion me bazë të gjerë.

Të këshilluara

KLGJ shtyn vendimin për Ardian Dvoranin

Këshilli i Latë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për Ardian Dvoranin, për të cilin Presidenti Meta kishtë kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati. ...

15:04

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI